Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe sot, prodhuesit e drithërave po protestojnë për shkak të importit të drithit të lirë nga Ukraina

Foto: BTA

Prodhuesit e drithërave nga i gjithë vendi mbyllën trafikun me traktorë në pikën kufitare "Ura e Danubit" pranë qytetit Ruse dhe formuan autokolona me kamionë të lehtë dhe të rëndë. Fermerët po protestojnë me një kërkesë kryesore - të ndalet importi i drithit dhe lulediellit nga Ukraina, për shkak të të cilit po vuan prodhimi vendas. Prodhuesit e grurit nga qyteti Vidin gjithashtu protestuan dhe bllokuan rrugën ndërkombëtare E-79 në hyrje të qytetit. Njerëz të pakënaqur nga rajoni i qytetit Pernik pritet të dalin në një marsh proteste përgjatë autostradës për në Sofje. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev njoftuan se ai sot do të takohet me përfaqësues të Asociacionit  Kombëtar të Prodhuesve të Drithërave. Pas kësaj do të vendoset nëse aksionet treditore të protestës do të vazhdojnë, tha për BTA Nikollaj Kirov, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave në qytetin Burgas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD