Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" dhe GERB-SDS do të kishin një mbështetje të ngjashme me përkatësisht 26.9% dhe 26.5%. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare, duke treguar qëndrimet në fund të fushatës. Hulumtimi u krye midis 18 dhe 26 marsit 2023 ndër 1004 persona, duke përdorur metodën ballë për ballë. Sipas rezultateve të sondazhit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Vëzrazhdane" do të garonin për vendin e tretë, me përkatësisht 13.3% dhe 13%. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 7.2%. “Ngritja Bullgare” me 3,5% dhe “Levica” (“E Majta) me 3,3% do të luftojnë për të kaluar barrierën prej 4 për qind. “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 3%.
40.1% prej të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin patjetër – këto janë nivele afër pjesëmarrjes së deklaruar para zgjedhjeve të tetorit 2022. 4.1% e atyre që kanë thënë se do të votonin do të preferonin "Unë nuk mbështes askënd".Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..