Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare "Dr. Petër Beron" në Pragë feston 75 vjetorin e themelimit të saj

7
Foto: bgschool.eu

Në vitet 1920, kopshtarët bullgarë - të njohur për aftësitë e tyre - u vendosën në afërsi të qyteteve të mëdha çeke, ku krijuan një shkollë private bullgare, që të njohin fëmijët e tyre rrënjët dhe gjuhën amtare.

Duke rrëfyer historinë 75-vjeçare të shkollës së mesme bullgare "Dr. Petër Beron" në Pragë, drejtoresha Maria Nosikova thekson punën pioniere në atë kohë të bullgarëve patriotë. E megjithëse shkolla e tanishme u hap në vitin 1948 me vendim të Ministrisë së Arsimit, trashëgimtarët e saj i konsiderojnë pikërisht ata bullgarë të parë patriotë themelues shpirtërorë të shkollës.

Në hapjen e vitit shkollor jubilar 2022/2023

“Përvjetorin e shkollës do ta festojmë me shumë ngjarje – thotë Maria Nosikova për Radio Bullgarinë. - Kryesorja është koncerti festiv nën moton "75 vjet shpirt, kulturë dhe iluminizëm bullgar në zemër të Evropës", i cili do të mbahet më 31 mars në sallën e madhe të bibliotekës së qytetit në Pragë. Më pas, në sheshin në zemër të qytetit, do të ketë një skenë të hapur ku grupet e shumta vizitore - kryesisht nga Bullgaria - do të kenë mundësinë të performojnë. Në këtë vend do të jetë edhe Pazari i Pashkëve. Dhe duke qenë se priten shumë bullgarë dhe jo vetëm, ne dëshirojmë të tregojmë fytyrën më të mirë, autentike dhe origjinale të vendit tonë”.

Maria Nosikova

Për të ringjallur kujtimet e dashura të kohës së kaluar në shkollën bullgare, për herë të parë njerëz nga gjenerata të ndryshme do të mblidhen në një takim të ish-maturantëve. Dy prej tyre - Cvetelinka Mallçeva dhe Ivo Rashev - arritën të gjenin afro 200 ish nxënës dhe u dërguan ftesa të gjithëve. “Kemi më shumë se njëqind konfirmime dhe mezi e presim ngjarjen”, thotë drejtoresha. Maria Nosikova e drejton vëmendjen te arritjet e më të rinjve.

Nxënësit e klasës së parë mbajnë një mësim të hapur me temën  „Kafshët e egra”

Ne jemi shumë krenarë për atletët tanë që erdhën këtu sepse ata janë pranuar në ekipet elitare të hokejit. Ata janë gjithashtu pjesë e skuadrës kombëtare të hokejit të akullit të Bullgarisë dhe njëri prej tyre, Nino Tomov, tashmë luan për Kanadanë. Jemi krenarë edhe për fëmijët tanë të cilët pas mbarimit të shkollës po vazhdojnë shkollimin si në universitetet bullgare, ashtu edhe në Çeki, në Gjermani. Vitin e kaluar ishim shumë të kënaqur me studentët tanë të pranuar në Universitetin Karlova - një nga universitetet më elitare në Evropë."

Në foto në të djathtë - Nino Tomov

Aktualisht shkollën bullgare në Pragë e frekuentojnë 130 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e njëmbëdhjetë. Dhe këta janë jo vetëm fëmijë bullgarë, por edhe të tillë me origjinë të huaj - armenë, sirianë, ruso-polakë, ukrainas. “Ne shikojmë nga e ardhmja dhe sfidat përpara”, thotë drejtoresha e tyre. Dhe duke qenë se po e bëjmë bisedën në prag të zgjedhjeve, prandaj është me rëndësi të madhe, sipas saj, të jemi qytetarë aktivë dhe të zgjojmë vetëdijen tonë ende në shkollë:

Nxënësit e klasës 8 dhe 10 në ekspozitën fotodokumentare „Rebelimi i shpirtit - forca kryesore në rrugën drejt lirisë“, kushtuar Vasill Levskit, në Institutin Bullgar të Kulturës, Pragë

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo person të ketë një pozicion qytetar, nëse vërtet duam që vendi ynë të ketë një të ardhme, ta ndiejmë normalitetin – thekson Maria Nosikova. – Ne po jetojmë këtu dhe e shikojmë dallimin midis asaj që është në Bullgari dhe asaj që është në Republikën Çeke. Dhe nëse duam që vendi ynë të ecë përpara, duhet jo vetëm të votojmë, por edhe të huazojmë nga përvoja e mirë që kanë të tjerët. Dallimi është në standardin ekonomik, në besimin tek institucionet. Çekët shpesh bëjnë sondazhe ndër qytetarët, dhe një prej tyre ishte një sondazh se cilat institucione në vend kanë më shumë besim. Në radhë të parë kishin treguar policinë, dhe në radhë të dytë - gjykatën. Kjo shpjegon shumë gjëra.”

Shikoni gjithashtu:


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Shkolla "Dr. Petër Beron" në Pragë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD