Një ditë para zgjedhjeve parlamentare nuk dihet se kush do të jetë fituesi, sipas një sondazhi të agjencisë Trend. 0.3% është diferenca mes GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" dhe ata mbledhin përkatësisht 26.4% dhe 26.1%. Gjysmë pikë përqindje e ndan DPS-në (13,7%) nga “Vëzrazhdane” (13,3%), të cilët garojnë për vendin e tretë. E pesta është "BSP për Bullgarinë" me miratim prej 7.3%. Shansin më të madh për të kaluar barrierën prej 4 për qind e kanë koalicioni “E majta” me 3,6%, “Ngjitja bullgare” me 3,5% dhe “Ka një popull të tillë” me 3%. 5.2% e të anketuarve do të votojnë me “nuk mbështes askënd”. 48% e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh janë shprehur se do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Sondazhi u krye midis 22 dhe 29 marsit 2023, i porositur nga Nova Broadcasting Group, midis 1004 qytetarëve të rritur dhe u krye duke përdorur metodën e një intervistw të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me një tabletë.
Foto: arkiv dhe rctrend.bg
Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të..