Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavi Trifonov falënderoi votuesit për hyrjen e ITN në parlament

Sllavi Trifonov
Foto: BGNES-arkiv

Me një video të shkurtër në Facebook, lideri i partisë së gjashtë më të fuqishme në parlamentin e ri, shoumeni Sllavi Trifonov, falënderoi zgjedhësit që votuan për “Ka nje popull të tillë” /ITN/.
“Do të keni përfaqësues në Parlamentin e 49-të që do të bëjnë kontrollin, sepse ata brenda parlamentit duhet të kontrollohen nga ju”, tha ai, duke theksuar se besnikëria dhe besimi janë parësore. Trifonov ishte në krye të dy listave - në Bllagoevgrad dhe Stara Zagora, por nga fjalët e tij nuk u bë e qartë nëse do të hiqte dorë edhe këtë herë nga posti i deputetit. Kësaj pyetjeje nënkryetari i partisë, Toshko Jordanov, iu përgjigj se kjo do të bëhet e qartë kur të vijë koha.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD