Pas imitimeve të tij brilante që fituan zemrat e publikut në një program të njohur televiziv, muzikanti Toma Zdravkov i rikthehet imazhit të tij të idhullit artistik rock me një version të ri të një kënge të vjetër.
I orkestruar posaçërisht në frymën e rock-ut, hiti i vjetër “Mbrëmja blu” tashmë ka versionin e tij modern. E njohur për brezat e vjetër të bullgarëve nga performanca e të paharruarit Kirill Semov dhe Big Bend-it të BNR, kjo këngë është bërë një evergreen, një emblemë e pop-xhazit bullgar nga fundi i viteve 1950. Muzika e Emill Georgievit dhe teksti i Najden Vëllçevit tingëllojnë sot në stilin e Tomas dhe repertorit të tij.
Këngëtari, i njohur për fansat e rock-ut për aftësitë e tij vokale, rikrijon "Mbrëmjen blu" në një mënyrë emocionale. Ideja e aranzhimit është e Rumen Bojaxhievit (nga grupi FSB), producenti muzikor i këngës është Teodor Jankov.
I pyetur nëse është dakord që “Mbrëmja blu” të modernizohet, doajeni Najden Vëllçev u përgjigj: “Sigurisht, me gëzimin më të madh! Këngët e bukura të së shkuarës duhet të rikrijohen nga artistë të tillë të talentuar si Toma për të pasur një jetë të re dhe një audiencë të re. Kjo i bën ato të përjetshme!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti Rushi..