Pas imitimeve të tij brilante që fituan zemrat e publikut në një program të njohur televiziv, muzikanti Toma Zdravkov i rikthehet imazhit të tij të idhullit artistik rock me një version të ri të një kënge të vjetër.
I orkestruar posaçërisht në frymën e rock-ut, hiti i vjetër “Mbrëmja blu” tashmë ka versionin e tij modern. E njohur për brezat e vjetër të bullgarëve nga performanca e të paharruarit Kirill Semov dhe Big Bend-it të BNR, kjo këngë është bërë një evergreen, një emblemë e pop-xhazit bullgar nga fundi i viteve 1950. Muzika e Emill Georgievit dhe teksti i Najden Vëllçevit tingëllojnë sot në stilin e Tomas dhe repertorit të tij.
Këngëtari, i njohur për fansat e rock-ut për aftësitë e tij vokale, rikrijon "Mbrëmjen blu" në një mënyrë emocionale. Ideja e aranzhimit është e Rumen Bojaxhievit (nga grupi FSB), producenti muzikor i këngës është Teodor Jankov.
I pyetur nëse është dakord që “Mbrëmja blu” të modernizohet, doajeni Najden Vëllçev u përgjigj: “Sigurisht, me gëzimin më të madh! Këngët e bukura të së shkuarës duhet të rikrijohen nga artistë të tillë të talentuar si Toma për të pasur një jetë të re dhe një audiencë të re. Kjo i bën ato të përjetshme!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit..
Njëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje si nxënës i legjendarit prof. Ognjan Stançev..
Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...