Pas imitimeve të tij brilante që fituan zemrat e publikut në një program të njohur televiziv, muzikanti Toma Zdravkov i rikthehet imazhit të tij të idhullit artistik rock me një version të ri të një kënge të vjetër.
I orkestruar posaçërisht në frymën e rock-ut, hiti i vjetër “Mbrëmja blu” tashmë ka versionin e tij modern. E njohur për brezat e vjetër të bullgarëve nga performanca e të paharruarit Kirill Semov dhe Big Bend-it të BNR, kjo këngë është bërë një evergreen, një emblemë e pop-xhazit bullgar nga fundi i viteve 1950. Muzika e Emill Georgievit dhe teksti i Najden Vëllçevit tingëllojnë sot në stilin e Tomas dhe repertorit të tij.
Këngëtari, i njohur për fansat e rock-ut për aftësitë e tij vokale, rikrijon "Mbrëmjen blu" në një mënyrë emocionale. Ideja e aranzhimit është e Rumen Bojaxhievit (nga grupi FSB), producenti muzikor i këngës është Teodor Jankov.
I pyetur nëse është dakord që “Mbrëmja blu” të modernizohet, doajeni Najden Vëllçev u përgjigj: “Sigurisht, me gëzimin më të madh! Këngët e bukura të së shkuarës duhet të rikrijohen nga artistë të tillë të talentuar si Toma për të pasur një jetë të re dhe një audiencë të re. Kjo i bën ato të përjetshme!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Që në vitet ’20 të shekullit XX, kompozitori i ri bullgar Georgi Zllatev-Çerkin u quajt nga kritikë muzikorë në Vjenë “Shuberti bullgar”. Krijuesi i talentuar është i njohur për veprat e tij si Trio për piano, “Pastoral” për flaut dhe piano, dhe “Sevdana”..
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit, Stefan nuk pushon së bëri pyetje edhe në titullin e këngës "A pi uthull, a ha limon", dhe vazhdon..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..