“Vështirë se do të them diçka më ndryshe nga ajo që kanë shpresuar të gjithë bullgarët në mbarë botën pas këtyre zgjedhjeve. Para së gjithash duam që këto zgjedhje të jenë të fundit, dmth të krijohet një qeveri e qëndrueshme dhe t'i japin fund këtij cikli djallëzor që na çon nga një zgjedhje në tjetrën"- tha në një intervistë për Radio Bullgaria Filli Ladgman, drejtor ekzekutiv i seksionit bullgar të radios publike australiane SBS, që ka një histori 46-vjeçare dhe një audiencë të madhe në kontinent. Sipas gazetares bullgare, njerëzit janë shumë të lodhur. “Brenda dy viteve votuam 5 herë. Kjo nuk e çon askund shtetin, si dhe njerëzit që jetojnë në të.”- është e bindur Filli Ladgman. Sipas saj, situata në ditën pas votimit ishte absolutisht e paparashikueshme:
“Ajo që po ndodh tani është e vështirë të parashikohet. Por në një mënyrë ose në tjetër, ndodhemi në një limbo /një gjendje ose vend që nuk përfshihet as në ferr, as në purgator dhe as në parajsë/. Sepse ne nuk e dimë se cilin drejtim do të marrë anija e vendit tonë. Dhe kjo është shumë kritike, sepse kthesa që do të marrë anija do të varet për nga ku do të orientohet Bullgaria. Nuk ka të bëjë vetëm me stabilitetin, nga pikëpamja e ekonomisë sonë, por edhe stabilitetin politik dhe gjeopolitik”.
Një nga temat kryesore në këtë fushatë zgjedhore ishte orientimi euroatlantik i Bullgarisë në kushtet e një konflikti të furishëm ushtarak. Debatet për solidaritetin evropian, nëse duhet mbështetur Ukraina me armë dhe kush është fajtori për luftën, e nxehën edhe më shumë situatën duke u bërë edhe një arsye tjetër për ndarje në shoqëri. Çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria e re? “Ne e dimë se ekziston një mundësi reale që vendi të riorientohet drejt Rusisë. Ne e dimë se opsioni tjetër është që ajo të mbetet një anëtare absolutisht besnike dhe aktive e BE-së. Por se çfarë do të ndodhë me Bullgarinë pas zgjedhjeve të djeshme është e vështirë të parashikohet”, thotë Filli Ladgman. Cilat janë pritshmëritë e saj pas votimit?
“Pritshmëritë e mia, si një bullgare jashtë vendit, janë që Bullgaria do të mbetet në BE, se do të gjejë një mënyrë për të stabilizuar ekonominë e saj dhe do të gjejë një mënyrë për të përmbushur kriteret e BE-së për uljen e korrupsionit, për të sjellë një reformë të mirë ekonomike në fushën e pensioneve dhe në gjithçka që e bën jetën e njerëzve më të lehtë dhe më të lumtur. ”
Çfarë na pengon ne, bullgarët, të zgjedhim një parlament normal që do të prodhojë një qeveri funksionale të aftë për ta nxjerrë vendin nga kjo grackë?
“Ajo që na pengon dhe na mungon më shumë është pjesëmarrja e qytetarëve. Ka apati në shoqëri, ka mosinteresim, ka dëshpërim! E gjithë kjo vret aktivizmin e qytetarëve. Sepse në rastin e një pjesëmarrjeje të vërtetë qytetare do të ketë zgjedhje ku njerëzit do të shprehin dëshirat e tyre dhe do të votojnë vërtet atë që duan për t'i qeverisur. Fatkeqësisht, ky numër i ulët i votuesve që shkojnë në qendrat e votimit, është arsyeja që në parlament hyjnë njerëz që nuk janë të interesuar për përparimin e vendit, por për interesat e tyre personale. Dhe këtu vjen problemi”- e mbyll në këtë mënyrë Filli Ladgman.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..