Për shkak të tkurrjes së konsumit dhe eksporteve, ekonomia bullgare do të ngadalësojë rritjen e saj në 1.8 për qind në vitin 2023, sipas parashikimit makroekonomik pranveror të Ministrisë së Financave. Në vitin 2022, rritja ishte 3.4%.
Për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvilluar një skenar alternativ, sipas të cilit rritja e PBB-së mund të bjerë deri në 0.5%. Inflacioni mesatar vjetor do të jetë 8.7%. Për shkak të uljes së pritshme të çmimeve të disa ushqimeve dhe peshës së tyre në konsum deri në fund të vitit, inflacioni mund të tkurret në 5.6%, thuhet në analizë. Papunësia e pritshme vjetore është 4.1%, që është një rënie minimale prej 0.2% nga viti 2022.
Bazuar në parashikimin e pranverës, në muajin prill ministria do të paraqesë projektbuxhetin për vitin 2023 dhe do ta dërgojë për diskutim në parlamentin e sapozgjedhur.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..