Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut emëroi bullgaren Marijana Kacarova, një gazetare, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe eksperte ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të monitoruar situatën në Rusi. Nevoja për një raportues special u deklarua në shtator për shkak të intensifikimit të represionit rus. Me 28 vota pro dhe 17 abstenime, Këshilli i kërkoi Rusisë që të lejojë organizatat ndërkombëtare të vizitojnë fëmijët ukrainas dhe civilët e tjerë "të cilët janë dëbuar me forcë" në territoret e kontrolluara nga Moska, raportoi AFP. Dy vende votuan "kundër" - Kina dhe Eritrea. Moskës i kërkohet "t'i japë fund transferimit dhe deportimit të paligjshëm me forcë të civilëve dhe personave të tjerë të mbrojtur nga Ukraina në Federatën Ruse, duke përfshirë "fëmijët në institucione, fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë".
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..