Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Spektrum" na zhyt në pranverë me "Një përrallë e diellit"

Në pritje të dy koncerteve të tyre në prill - në Kjustendill dhe Sofje dhe të një turneu në Kanada

Foto: Facebook / Spectrum Vocal Band

Grupi vokal “Spektrum” (Spectrum Vocal Band) na fton të zhytemi në muajin e bukur pranveror të prillit me harmoni që shpalosen dhe lulëzojnë në pesë zërat e jashtëzakonshme të këngëtarëve të grupit, ashtu si natyra jashtë.

Disa javë para turneut të pesë muzikantëve në Kanada, ata na prezantojnë programin e tyre a cappella në një version gjysmë akustik. Më 7 prill, skena e tyre do të jetë Galeria e Arteve "Vlladimir Dimitrov - Mjeshtri" në Kjustendill, organizator i eventit është Shoqata e Muzikës "Marin Goleminov". Dy ditë më vonë - më 09 prill - do të mund t'i dëgjojmë në Sofje, në galerinë "Credo Bonum".

Grupi vokal “Spektrum” është një harmoni e zërave njerëzorë. Që nga krijimi i tij në pranverën e vitit 2012 e deri më tani, formacioni muzikor e ka zhvilluar aktivitetin e tij artistik dhe koncertal, duke zënë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore profesionale në vendin tonë. Kërkimet e ndryshme eksperimentale pa kufizime në zhanër e përshkruajnë stilin e tyre – një kombinim i elementeve pop, funk, xhazit dhe etno me beatbox në harmoninë e pesë zërave të bukura të interpretuesve.

Në nëntor 2019, grupi “Spektrum” promovoi albumin e tij debutues me një tingull origjinal funk - “Pikë Kryqëzimi”, dhe në vitin 2021 u përhap në tregun muzikor albumi "Singerprints", i cili përbën një lexim të ri të temave të bukura nga folklori bullgar dhe të pjesëve origjinale me harmoni të pasur dhe ritme të ndryshme popullore.

Këngëtarët nga Spectrum - Ivelina Coneva, Vesella Morova, Daniell Nikollov, Janko Jankov dhe Konstantin Bejkov, i bashkon një synim - të krijojnë art cilësor dhe estetikisht të shëndoshë, duke treguar fytyrën bashkëkohore të muzikës a cappella bullgare. Dëgjojeni në këngën e “Spektrum” "Një përrallë e diellit" nga albumi i tyre i fundit "Singerprints", ku shfaqet e famshmja Hristina Beleva duke luajtur në gëdullka, e cila është edhe autore e muzikës. Aranzhimi është i Konstantin Bejkovit.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD