Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e përkohshme do të mbajë deficitin buxhetor në 3%

Gëllëb Donev
Foto: BGNES

“Zgjedhjet u zhvilluan lirshëm, në mënyrë të qetë, pa shkelje të konsiderueshme”, tha për bTV kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. “Ndoshta partitë janë të befasuara nga rezultatet. Ajo që votuesit kanë treguar në këto zgjedhje për këtë parlament është se politikanët duhet të shkojnë drejt bashkimit, të kërkojnë unitet”, shtoi Donev.

Shteti nuk është falimentuar. Mbledhja e taksave për 3 muajt e parë të 2023 është rritur me mbi 20%, tha kryeministri, duke shpjeguar se të ardhurat nga TVSH janë më të pakta për shkak të rritjes së eksporteve. Do të bëjmë gjithçka që buxheti të ketë deficit deri në 3%, theksoi gjithashtu Donev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..

botuar më 24-09-22 6.45.MD

Avokatët nga i gjithë vendi deklaruan gatishmëri për të protestuar për shkak të një vetoje të presidentit

Kryetarët e Kolegjiumeve të Avokatëve në vend u shprehën të gatshëm për aksione efektive protestuese për shkak të vetos së presidentit Rumen Radev për ndryshimet në Ligjin për Avokatinë. Ndryshimet e miratuara së fundmi kanë të bëjnë me rregullat e..

botuar më 24-09-22 5.49.MD

Bullgaria shënon pavarësinë e saj me festime në të gjithë vendin

Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë” ,  ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin .  “Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me..

botuar më 24-09-22 2.37.MD