Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fabrika e lokomotivave dhe vagonëve në Ruse do të pranojë përsëri trenat për riparim

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives

Në Ruse u hodh fillimi i linjës së parë hekurudhore në Bullgari, që lidh qytetin me kryeqytetin e sotëm detar, Varnën. Në vitin 1866, kur trenat lëviznin përgjatë lumit Danub, u krijua një punishte për riparim, e cila u shndërrua shpejt në një ndërmarrje të madhe me mijëra punëtorë dhe me rëndësi të madhe për qytetin. Nuk ka pothuajse asnjë familje në Ruse që nuk është e lidhur në një farë mënyre me fabrikën e lokomotivave dhe vagonëve në qytet.

Pas vitesh harrimi, një investitor bën përpjekje për ta rimëkëmbur fabrikën, e cila e ndërpreu aktivitetin në vitin 2013. “Pas një dekade prishjeje, 50 ndërtesat në kantier janë në gjendje kritike, së bashku me 10 kilometra rrugë hekurudhore të pashfrytëzuara. E gjithë kjo gjendet në 178 hektarë”, thotë Pllamen Shopov – pronar i kompanisë së re “Uzina për Lokomotiva dhe Vagonë”. Puna për restaurimin e saj ka filluar që nga fundi i vitit 2020 dhe tashmë është bërë jo pak. Salla e kontrollit teknik dhe e riparimeve të lokomotivave është pajisur me instrumentet e nevojshme, dhe do të hapet sërish gjatë këtij prilli. Linjat hekurudhore industriale janë restauruar, janë gati për funksionim dhe tashmë po presin vagonët e parë që duhet të riparohen. Fillimisht aty do të punojnë rreth 30 persona, 150 të tjerë do të punësohen pas hapjes së punishtes së vagonëve, por që të fillojë prodhimi do të nevojiten rreth 500 punëtorë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpenzimet u rritën me 13% dhe të ardhurat me 15% për tremujorin

Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..

botuar më 25-05-16 2.18.MD
Polina Karastojanova

Industria e turizmit pret një sezon veror të frytshëm dhe është gati për euron

Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..

botuar më 25-05-16 12.01.MD
Zheço Stankov

Zheço Stankov: Duhet të paguajmë mbi 4 miliardë leva për të ndërprerë kontratën me “Botash”

Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..

botuar më 25-05-15 4.39.MD