Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të së Dielës së Dafinave, e cila përkujton pritjen e gëzueshme të Jezu Krishtit në Jerusalem, fillojnë ditët më të vështira të Kreshmës së Madhe. Kjo është java në të cilën ne kujtojmë ditët e fundit tokësore të jetës së Shpëtimtarit përpara se të kryqëzohej në kryq.
Që në mbrëmjen e së dielës, pas përkujtimit festiv të Hyrës së Zotit, Kisha Ortodokse përgatit besimtarët për Javën e Madhe me një shërbesë speciale, e ashtuquajtura “Ndjekja e Dhëndrit” e cila vazhdon tre mbrëmje me radhë dhe ka qëllim të na kujtojë fjalët e Jezu Krishtit, i cili paralajmëroi se dita e Zotit do të vijë papritur dhe besimtarët duhet të përgatiten për ta pritur atë. "Të jesh i zgjuar do të thotë të jesh i vetëdijshëm se jeta dhe përditshmëria jonë nuk është diçka e parëndësishme, por një fushë në të cilën luhet lufta më e madhe, ajo për çdo shpirt njerëzor," vëren At Boris Borisov nga tempulli “Shpërfytyrimi i Zotit” në kryeqytet":
“Në rastin tonë, lufta për shpirtin tonë mes së mirës dhe së keqes, është të përpiqemi vazhdimisht të jemi zemërgjerë, të ngrihemi mbi gjërat e vogla që na çojnë në të gjitha llojet e mëkateve, të përpiqemi t'i afrohemi Zotit. Ky është një nga mesazhet kryesore. Në leximin e Ungjillit, ne kujtojmë shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave - pesë të mençura dhe pesë budallaçka, që nuk kishin vajtë bekuar në llambat e tyre. Në greqisht, fjala për vaj të bekuar, ka akoma një kuptim - mëshirë. Natën ata kërkuan të blinin vaj për llambat, por më kot, sepse tashmë ishte vonë, sepse Dhëndri kishte ardhur.” (Në interpretimet e Kishës, Dhëndri është Jezu Krishti – shën. red.)
Në shëmbëlltyrë, virgjëreshat janë shpirtrat dhe vaji janë veprat e mira, dhe mesazhi për besimtarët është që të bëjnë vepra të mira çdo ditë në jetë, sepse në Ditën e Gjykimit do të jetë shumë vonë. Prandaj, gjatë ditëve të Javës së Madhe, besimtarët janë veçanërisht të kujdesshëm si në veprimet e tyre, ashtu edhe në mendimet e tyre dhe ushqimi i tyre është i pakët, pa vaj, ashtu si në fillim të agjërimit. Kështu, të pastruar fizikisht dhe shpirtërisht, ata përgatiten për rrëfim dhe Kungim.
Sakramenti i Eukaristisë u vendos nga Jezu Krishti mu para se të kapej: "Hani, ky është Trupi Im, i cili është thyer për ju për faljen e mëkateve!" – thotë ai dhe e bekon verën: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, bëje këtë në përkujtimin tim”. Megjithatë, ne nuk duhet të kërkojmë simbolikë të pastër në këto fjalë të Shpëtimtarit:
"Krishti nuk ka thënë 'kjo bukë është simboli i trupit tim'" - vë në dukje At Boris dhe shpjegon: - Ai tha, ky është trupi im, sipas analogjisë se Jezu Krishti është një njeri i vërtetë dhe një Zoti i vërtetë në plotësi. Sipas ligjeve të logjikës, kjo është e pamundur, por kjo është pikërisht ajo që ne e predikojmë dhe e shohim në Ungjill. Në të njëjtën mënyrë, sakramenti i Eukaristisë është me të vërtetë jeta e kishës, zemra e jetës liturgjike të krishterë. Fakti që Krishti e bën këtë pak para vdekjes së tij në kryq tregon se kjo është me të vërtetë mënyra më e mençur me të cilën ai e ka bërë të mundur, në cilësinë tonë si qenie psikosomatike me shpirt dhe trup, të asimilojmë edhe vuajtjet e tij në kryq dhe vdekjen e tij, me të cilat ai shlyen mëkatet e të gjithë njerëzimit.”
Ky është edhe kuptimi i kungimit në fund të Javës së Madhe, duke pranuar një pjesë të trupit dhe gjakut të Shpëtimtarit, marrësit e kungimit të bëhen marrës të Zotit, nëpërmjet pritjes thjesht fizike të Eukaristisë. Kështu, besimtarët jo vetëm që komunikojnë shpirtërisht me Shpëtimtarin, por edhe bëhen pjesë e Tij trupërisht. Një moment tjetër i rëndësishëm i kësaj darke është shembulli i jashtëzakonshëm i përulësisë dhe përkushtimit që Krishti na tregon, duke larë këmbët e dishepujve të tij. Me këtë, Ai na tregon të gjithëve se si duhet t'u shërbejmë njerëzve të tjerë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Darina Grigorova
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..