Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje.
Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva dhe Vanesa Emillova arritën të ruajnë vendin e parë pasi grumbulluan gjithsej 58.850 pikë nga dy paraqitjet e tyre. Në ditën e dytë, vajzat nuk e duruan dot presionin dhe gabuan në paraqitjen e kombinimit me pesë topa, por rezultati prej 29 mijë pikësh u ishte i mjaftueshëm për të fituar medaljen e artë. Pas tyre janë garuesit nga Gjermania, Spanja dhe Kazakistani.Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..