Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje.
Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva dhe Vanesa Emillova arritën të ruajnë vendin e parë pasi grumbulluan gjithsej 58.850 pikë nga dy paraqitjet e tyre. Në ditën e dytë, vajzat nuk e duruan dot presionin dhe gabuan në paraqitjen e kombinimit me pesë topa, por rezultati prej 29 mijë pikësh u ishte i mjaftueshëm për të fituar medaljen e artë. Pas tyre janë garuesit nga Gjermania, Spanja dhe Kazakistani.Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..
Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..
Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..
Data është 17 nëntor 1993. Është minuta e fundit e ndeshjes mes Bullgarisë dhe Francës në stadiumin Parc des Princes në Paris, e cila duhet të përcaktojë..