Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevjut Çavushogllu është duke bërë një vizitë në Bullgari, njoftoi Ministria e Jashtme turke. Programi i tij përfshin biseda me biznesmenë në qytetin Shumen dhe takime me nxënës dhe përfaqësues të minoritetit turk me rastin e festës së shenjtë myslimane të Ramazanit.Çavushogllu do të marrë pjesë gjithashtu në darkën tradicionale të iftarit në orën 19:30, njoftoi BNR Shumen. Në iftar do të marrin pjesë edhe ambasadorja e Turqisë, Ajlin Sekizjok dhe konsulli i Turqisë në Burgas, Sinem Gjuzel. Pritet të arrijë edhe ambasadori i Azerbajxhanit Hjusein Hjuseinov.
Iftari është darka me të cilën myslimanët e ndërpresin agjërimin e tyre të përditshëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..