Dy formacionet më të mëdha parlamentare - GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” po përgatisin një program të përbashkët legjislativ që do t'ua prezantojnë forcave të tjera politike në Kuvendin Popullor pas Pashkëve, njoftoi reporterja e BNR Marija Fileva. Të përbashkëta për GERB-SDS dhe PP-DB rezultuan të ishin ligjet për reformën në drejtësi, Eurozonën dhe Shengen. Mazhoranca do të kërkohet edhe për ndryshimet kushtetuese. U vu në dukje gjithashtu nevoja për një qeveri të rregullt. Udhëheqësi i GERB Bojko Borisov tha se dëshiron të formojë një qeveri me PP-DB. Është e qartë për të gjithë ne që Bullgaria të kthehet në regjimin e qeverisjes parlamentare duhet të ketë një qeveri të rregullt. A do të jetë e mundur të gjendet një formulë, që kjo të ndodhë, nuk mund të thuhet tani për tani, tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. Sipas tij, detyra e parë tani është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..