Vendi ynë po shqyrton ndalimin e importit të grurit ukrainas sipas shembullit të Polonisë dhe Hungarisë, njoftoi në Plovdiv ministri në detyrë i bujqësisë Javor Geçev. “Duhet të ruhen edhe interesat bullgare, aq më tepër që kur dy nga vendet reagojnë në këtë mënyrë, nëse ne nuk reagojmë në mënyrë të ngjashme, akumulimi i sasisë së grurit në territorin bullgar mund të bëhet edhe më i madh”, u argumentua ai.
Ministri tha gjithashtu se para disa ditësh për këtë temë ka biseduar me kolegë nga gjashtë vende, ndërsa në shtator Bullgaria ka kërkuar reagim nga Brukseli. Sipas fjalëve të tij, të martën do të ketë “bisedime me presidentin, i cili ka angazhime të drejtpërdrejta në këtë situatë”.
Ndërkohë, me rastin e vendimit të Polonisë dhe Hungarisë për të ndaluar importin e grurit ukrainas, Komisioni Evropian komentoi se veprimet e njëanshme në fushën e tregtisë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të papranueshme.
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..