Më 17 prill 1944, të shtunën, para ditës së Pashkëve, 350 bombardues amerikanë dhe britanikë hodhën rreth 2500 bomba në Sofje pak para mesditës. Sipas dëshmitarëve, bashkë me bombat janë hedhur edhe “surpriza minash” në formën e lodrave për fëmijë. Të Shtunën e Madhe vetëm në Sofje u vranë 128 persona dhe u plagosën 76. U shkatërruan 749 ndërtesa. Mbrojtja ajrore e kryeqytetit hodhi 3062 predha dhe dëmtoi 9 bombardues. Edhe pse në numër të vogël, pilotët bullgarë luftarakë filluan mbrojtje të popullatës civile, arritën të rrëzonin 15 bombardues të rëndë dhe treguan në praktikë se shpirti luftarak bullgar nuk mund të thyhet.
Ndër asët në qiell është edhe toger Nedellço Bonçev, i cili arriti të rrëzojë В-24 “Liberator” me goditje ajrore, duke përdorur avionin e vet. Kjo është manovra e dytë e këtij lloji në historinë e aviacionit bullgar, pas atij të kapitenit Dimitër Spisarevski. Ndryshe nga ai, toger Bonçev arriti të shpëtojë veten pak para përplasjes. Atë mbrëmje para mesnate, rreth 30 avionë sulmuan Plovdivin dhe rajonin e Plovdivit.
Sulme ajrore kishte edhe mbi fshatrat e rrethit të Dobriçit Vidno, Irixha, Tvërdica dhe Goriçane. Bombardimet 6 mujore nuk arritën ta detyronin Bullgarinë të kapitullonte, por përkundrazi provokuan indinjatën dhe zemërimin e bullgarëve kundër aleatëve dhe forcoi ndjenjat anti-anglo-amerikane në vend.
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..