Trumbetari i njohur, kompozitor, aranzhues dhe pedagog Mihaill Josifov mbledh muzikantë të rinj në projektin “Lajmet në xhaz”.Grupi do të prezantojë albumin e vet debutues “Emisioni i parë” me një seri koncertesh në 7 qytete të vendit.
Albumi “Emisioni i parë”, të cilin do ta prezantojnë Mihaill Josifov dhe grupi “Lajmet në xhaz”, përfshin 11 kompozime vokale dhe instrumentale prej autori. Pothuajse secili prej muzikantëve ka lënë gjurmën e tij personale në të. Vetëm dy nga kompozimet janë të Mihaill Josifov, nëntë të tjerat janë vepër e të rinjve të cilët ai i inkurajon dhe i mbështet në krijimin e muzikës origjinale.
“Lajmet në xhaz” është një sekstet i përbërë prej muzikantëve të rinj dhe të talentuar, me dy vokale të jashtëzakonshme plotësuese - zërin diellor e të qeshur të Veleka Cankova dhe timbrin e fuqishëm e plot jetë të Llëçezar Kacarski.
Në grup, Mihill Josifov mbledh studentë të tij aktualë dhe të dikurshëm nga Akademia Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov” për të krijuar së bashku një repertor të pasur me pjesë të gjinive të ndryshme muzikore, 11 prej të cilave janë edhe kompozime të bukura të autorit të përfshirë në albumin debutues “Emisioni i parë”.
Ju ofrojmë një nga këngët e përfshira në albumin debutues “Emisioni i parë” të formacionit të ri “Lajmet në xhaz”. Titulli “E pëlqeva një vashë” flet qartë për pasionit ndaj folklorit bullgar të autores së re të muzikës, tekstit dhe aranzhimit Kalina Andreeva.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Mihail Yossifov & The Jazz News
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..