Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtja e programit bullgar në radio SBS bashkoi diasporën tonë në Australi

Foto: BTA

Pasi u bë e ditur në fillim të marsit se Radio-Televizioni Publik Australian (SBS) po përgatitej të mbyllte programin e tij në bullgarisht, bashkatdhetarët tanë përtej oqeanit nuk pushuan së kërkuari mënyra për ta parandaluar këtë. Deri më tani, shumë persona nënshkruan peticionin e organizuar nga shoqatat lokale bullgare.

Diaspora bullgare është e bashkuar, si kurrë më parë, në betejën e saj për shpëtimin e programit në gjuhën bullgare. Një sërë letrash u dërguan mediave dhe institucioneve që merren me diversitetin gjuhësor dhe kulturor në Australi. “Deri më tani nuk kemi një përgjigje pozitive, por nuk jemi dorëzuar”, thotë Filli Ladgman, drejtoreshë ekzekutive e seksionit bullgar të SBS dhe shton:

“Përveç përpjekjes për të tërhequr vëmendjen e bordit të SBS, ne duam gjithashtu të kontaktojmë me anëtarë të ndryshëm të parlamentit në nivel federal dhe shtetëror për të bërë të qartë se një komunitet i vogël në Australi është jashtëzakonisht i prekur nga një veprim i tillë. Bëhet fjalë për mbylljen e një programi që ekziston prej 46 vitesh në eterin australian me të cilin komuniteti bullgar jo vetëm që është mësuar, por edhe ka nevojë për të. Sepse ky program është objekt i vetëdijes kombëtare dhe i faktit që gjuha bullgare duhet ta ekzistojë ndër të gjitha gjuhët e tjera në Australi.”

Filli Ladgman

Sipas të dhënave zyrtare, në Australi rreth 2800 janë banorë bullgarishtfolës. Udhëheqja e radios SBS mendon se audienca bullgare në kontinent është shumë e vogël dhe nuk i plotëson kriteret për të pasur një program gjuhësor për të. Për më tepër, komuniteti është i integruar mirë, me njohuri të mira të gjuhës angleze, të ardhura të larta dhe një numër të vogël dëgjuesish të moshuar.

Sidoqoftë, kjo nuk mund të jetë një arsye e vlefshme për të privuar kaq shumë njerëz nga aksesi ndaj informacionit në gjuhën e tyre amtare, është kategorike Sonya Arabadzhieva, drejtuese e grupit folklorik “Bulgarë” në Melburn:

“Kur më 1 mars erdhi lajmi tronditës se programi ynë në bullgarisht u kërcënua me pezullim, ne filluam të telefononim njëri-tjetrin dhe të kërkonim një mënyrë - çfarë të bëjmë, me çfarë të ndihmojmë dhe si të mbrohemi. Sepse sapo zëri bullgar të shuhet në Australi, aq larg atdheut, do ta ketë shumë të vështirë të fillojë të flasë sërish. Dhe ne të gjithë ndihemi përgjegjës si bullgarë për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Nëse gjuha humbet, minohen themelet e kulturës, traditave, folklorit dhe gjithçkaje. Pra, reagimi ynë i parë ishte, “Duhet të shkruajmë një letër zyrtare për t’ia dërguar udhëheqjes së Radios SBS”, tha Sonia Arabadzhieva.

Ruajtja e programit javor njëorësh në bullgarisht u kthye në një kauzë për bashkatdhetarët tanë në Australi. Është shumë e rëndësishme, veçanërisht për brezin e bullgarëve më të moshuar në vend, të cilët nuk flasin mirë anglisht, si dhe për të sapoardhurit që kanë nevojë për informacion për t’u vendosur, pohon Sonia Arabadzhieva.

Programi i gjuhës bullgare pritet të pezullohet nga 1 maji i këtij viti. Pesë gjuhët e mbetura që nuk plotësojnë kriteret e Radios SBS janë shqipja, finlandishtja, rumune, sllovake dhe sllovene.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD