Ne nuk do të mbështesim një qeveri të GERB-it, me “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) apo ndonjë forcë tjetër - nëse na ofrohet të marrim pjesë në një qeveri, ne do të bëjmë sondazhin e brendshëm partiak dhe çfarëdo që të thotë partia. Këtë e tha kryetarja e socialistëve, Kornalija Ninova, pas konsultimeve me presidentin Rumen Radev. Sipas BSP, çështjet e rëndësishme për t’u zgjidhur nga parlamenti janë lufta kundër inflacionit, rritja e të ardhurave, ligjet sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, reforma në drejtësi dhe hyrja e Bullgarisë në Shengen. E gjithë kjo është e mundur vetëm nëse miratohet buxheti, tha Ninova. Socialistët nuk do të pranojnë propozime për rritjen e taksave, ngrirjen e të ardhurave, tërheqjen e stimujve ekonomikë për bizneset e vogla dhe të mesme. Sipas tyre, presioni për një deficit 3% për të hyrë menjëherë në Eurozonë është i papranueshëm.
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..