Qeveria e përkohshme po propozon një projekt-ligj të buxhetit të shtetit për vitin 2023 me një deficit prej 6.4% të PBB-së, ose më shumë se dyfishi i 3% që kërkohet nga kriteret e Eurozonës. Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtypin dhënë nga kryeministri Gëllëb Donev dhe ministrja e financave Rosica Vellkova. Për të arritur një deficit prej 3%, në mars qeveria e përkohshme propozoi ndryshime në legjislacionin tatimor - rivendosjen e normave të reduktuara të TVSH-së dhe tatimin mbi fitimin dhe uljen e shpenzimeve. Megjithatë, nga ajo që u deklarua këtë javë nga dy koalicionet më të mëdha politike GERB-SDS dhe PP-DB u bë e qartë se nuk ata i mbështesin ndryshimet në legjislacionin tatimor të propozuar nga qeveria e përkohshme. Komente të ngjashme u bënë edhe nga partitë e tjera parlamentare. Për këtë arsye, pas një analize, qeveria e përkohshme vendosi të paraqesë në parlament një ligj për buxhetin e shtetit për vitin 2023 me një deficit prej 6.4% të PBB-së, që do të thotë gati 12 miliardë leva /mbi 6 miliardë euro/.
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..