Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stilijana Nikollova fitoi edhe tre medalje të arta në Baku

Stilijana Nikollova
Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Gjimnastet ritmike bullgare luajtën me zemër në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike këtë fundjavë në Baku. Stilijana Nikollova triumfoi në finalet e rrethit, shkopinjve dhe shiritit. Bullgarja tjetër, Eva Brezalieva, mbeti me medalje të argjendta në top dhe fjongo, si dhe me një medalje bronzi në kombinimin me rreth.

Nikollova dominoi pothuajse të gjitha finalet përveç topit, ku përfundoi e teta në finale pasi e hodhi topin jashtë kufijve të tapetit. 17-vjeçarja Nikollova fitoi medaljen e artë edhe në shumëgarësh në kryeqytetin azerbajxhanas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Malinova (majtas) dhe Magdalena Vëllkova

Vajzat fituan medaljet e para në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike

Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..

botuar më 24-05-24 10.01.PD

Kupa e Botës е Hipizmit mbahet në Bullgari

Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej..

botuar më 24-05-23 2.07.MD

Një grua e tretë bullgare u ngjit në majën më të lartë në Tokë

Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..

botuar më 24-05-21 11.38.PD