Partia “Ka një popull të tillë” (ITN) nuk arriti të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme për të iniciuar një referendum për një republikë presidenciale. Këtë e njoftroi lideri i kësaj partie, Sllavi Trifonov. “Mblodhëm 145 193 nënshkrime nga qytetarët bullgarë – në Bullgari dhe në mbarë botën – për mbajtjen e një referendumi për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të ndryshonte strukturën shtetërore të Republikës së Bullgarisë nga parlamentare në presidenciale. Këto nënshkrime janë të pamjaftueshme sipas ligjit aktual dhe tani një referendum i tillë nuk do të iniciohet”, shkroi Trifonov në Facebook. Për këtë është e nevojshme të mblidhen 400 000 nënshkrime. Sipas liderit të ITN-së, nevojiten ndryshime në legjislacion për referendumet me një numër më të vogël të nënshkrimeve të kërkuara, “sepse për mendimin tonë, demokracia e drejtpërdrejtë është shprehja dhe forma e vërtetë e demokracisë”.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..