Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në deklaratën e tij televizive në mesnatë bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës pasi forcat ruse sulmuan sërish objektiva civilë në Ukrainë. Një grup pune i ekspertëve amerikanë dhe ukrainas propozon që në të ardhmen, karburanti blu rus për Evropën të kalojë vetëm përmes rrjetit ukrainas të transmetimit të gazit. Transitimi i gazit rus vetëm përmes Ukrainës praktikisht nënkupton ndërprerjen e furnizimeve të gazit natyror rus në BE përmes gazsjellësit “Rrjedha Turke”. Plani, i postuar në faqen e internetit të presidentit ukrainas, parashikon gjithashtu sanksione kundër Lukoil, Gazprom dhe kompanive të tjera energjetike ruse, si dhe kundër menaxhimit të Rosatom, dhe ndërprerjen e përdorimit të uraniumit nga Rusia. Moska nuk po sheh "praktikisht asnjë rezultat" nga një pakt me Kombet e Bashkuara që supozohej të ndihmonte eksportet e grurit dhe plehrave të Rusisë dhe akuzon Perëndimin për krijimin e një ngërçi, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, raportoi Reuters.
Rusia ka sinjalizuar se nëse një listë kërkesash për heqjen e pengesave ndaj këtyre eksporteve, kryesisht në aspektin financiar, nuk plotësohet, ajo nuk do të pranojë një zgjatje të marrëveshjes përtej 18 majit.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..