Në mesin e parajsës tropikale të ishullit Hainan, në Kinë, Janitca Stamenova dhe Vasilena Vasileva nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore të Plovdivit "Prof. Asen Diamandiev" hapën Festivalin e Parë Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilit në qytetin Sanya, me këngën popullore bullgare "O, mullixhi". Në skenën pas bullgareve, kinezët nga Shoqata e Këngës dhe Valleve Provinciale Hainan kërcenin vallen tonë. Ndër pikat kryesore të festës së trëndafilit, e cila u zhvillua nga 9 deri më 13 prill, së bashku me shfaqjet e këngëve dhe koreve popullore bullgare, ishte edhe ekspozita kulturore bullgare.
Vajzat morën pjesë në një set të veçantë fotografik në parkun më të madh rozë në Azi - Luginën Kineze të Trëndafilave, një vend i preferuar për fotot e dasmave.
Për prezantimin e suksesshëm të kulturës bullgare në Sanya ndihmoi edhe Zhang Changqing, kryetar i departamentit "Kina" të Shoqatës Bullgaro-Kineze për Zhvillimin e Biznesit, e cila organizoi dhe financoi qëndrimin njëmujor të Janicës dhe Vasilenës në Kinë.
Fotot dhe videot janë nga Sanya Media and Film Group.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
“Mësimet e Bllagës”të Stefan Komandarev dhe “Diada” e Jana Titova ndanë çmimin e madh për një film artistik në edicionin e 41-të të Festivalit të Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” . Juria në Varna theksoi se të dy filmat janë “fenomenal,..
Çdo vjeshtë, sopranoja e famshme bullgare Rajna Kabaivanska, e cila jeton prej vitesh në Itali, mbledh të talentuar të rinj të operës nga e gjithë bota në masterclass-in e saj në Universitetin e Ri Bullgar – masterclass-i i parë në Bullgari, i..
UNESCO konfirmoi kufijtë e zgjeruar të trashëgimisë kulturore materiale botërore në “Qytetin e vjetër Nesebër”. Sesioni i 45-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili po mbahet në kryeqytetin saudit Riad, i shtoi zonës së mbrojtur edhe zonën..
Çdo vjeshtë, sopranoja e famshme bullgare Rajna Kabaivanska, e cila jeton prej vitesh në Itali, mbledh të talentuar të rinj të operës nga e gjithë bota..
“Mësimet e Bllagës”të Stefan Komandarev dhe “Diada” e Jana Titova ndanë çmimin e madh për një film artistik në edicionin e 41-të të Festivalit të..