Prokurori i Përgjithshëm dhe familja e tij kanë qenë objektiv i një akti terrorist, tha zëvendëskryeprokurori dhe drejtor i Hetimit Kombëtar Borisllav Sarafov. Në një konferencë në afërsi të vendit të atentatit me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, ai tha se nuk bëhet fjalë për kanosje, por për një atentat. Mungesa e viktimave është e rastit, tha Sarafov.
“Jam i bindur se do të gjejmë autorët e krimit. Shteti nuk mund të lejojë incidente të tilla. Ato u dërgojnë sinjale partnerëve evropianë se Bullgaria nuk mund të mbrojë institucionet e saj. Prokurori i Përgjithshëm aktualisht ndodhet në një vend të sigurt”, tha Sarafov.
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..