“Në këtë fazë nuk mund të thuhet se ka të dyshuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Marian Marinov, në lidhje me tentativën për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Fjalët e tij vijnë disa orë pasi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev njoftoi në një konferencë në Këshillin e Ministrave se ka të dyshuar për atë që ndodhi në rrugën Sofje-Samokov. Ndërkohë, ka përfunduar këqyrja e vendit të shpërthimit dhe tash e tutje do të punojmë me shërbimet operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe të gjitha shërbimet partnere ndërkombëtare, tha gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për krim të kryer sipas nenit 108 të Kodit Penal për terrorizëm.Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..