Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desisllava Atanasova, pas negociatave me partinë “Vëzrazhdane” tha se për ta është e rëndësishme që të kenë një qeveri të rregullt e cila ta zbatojë buxhetin. “Është e domosdoshme që ne të ndajmë përgjegjësinë me të cilën votuesit i kanë ngarkuar të gjitha partitë. Duhet të kuptohet se askush nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm, askush nuk mund të ngarkohet me një mandat prej 121 votash për të qeverisur” – theksoi Atanasova.
Lidhur me pretendimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndaj GERB-it për të formuar qeveri apo për të mbështetur një qeveri me mandatin e dytë, Atanasova tha: “Ka vetëm dy opsione para tyre. E para është të mbështesim programin tonë, “Bullgaria pas krizave – Plani i Rimëkëmbjes” me mandatin e parë të mundshëm, opsioni i dytë janë zgjedhjet”.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...