Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desisllava Atanasova, pas negociatave me partinë “Vëzrazhdane” tha se për ta është e rëndësishme që të kenë një qeveri të rregullt e cila ta zbatojë buxhetin. “Është e domosdoshme që ne të ndajmë përgjegjësinë me të cilën votuesit i kanë ngarkuar të gjitha partitë. Duhet të kuptohet se askush nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm, askush nuk mund të ngarkohet me një mandat prej 121 votash për të qeverisur” – theksoi Atanasova.
Lidhur me pretendimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndaj GERB-it për të formuar qeveri apo për të mbështetur një qeveri me mandatin e dytë, Atanasova tha: “Ka vetëm dy opsione para tyre. E para është të mbështesim programin tonë, “Bullgaria pas krizave – Plani i Rimëkëmbjes” me mandatin e parë të mundshëm, opsioni i dytë janë zgjedhjet”.Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...