Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gëllëb Donev bisedoi me mbretin britanik Çarllz III

Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Gëllëb Donev pati një takim të shkurtër me Mbretin Çarllz  III orë para kurorëzimit në Londër, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën gjatë një pritjeje të dhënë nga Mbreti dhe Mbretëresha Konsort për mysafirët e huaj në Pallatin Bëkingam. Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit. Theksi u vu gjithashtu në ekspozitën e hapur së fundmi në Muzeun Britanik, ku Bullgaria prezantohet me një nga thesaret e saj më të shquara – ajo nga Panagjurishte. Mbreti Çarllz III shprehu admirimin e tij për ekspozitën.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov

Blegtorët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov

Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..

botuar më 25-10-09 5.57.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..

botuar më 25-10-09 5.05.PD