Në orët e para të 9 majit, Rusia gjuajti 15 raketa në Kiev, të cilat u rrëzuan, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko në “Telegram”. Gjithsej 25 raketa u lëshuan kundër Ukrainës, nga të cilat 23 u rrëzuan, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhni.
Operacionet ushtarake në Ukrainë vazhdojnë në Ditën e Evropës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e krahasoi luftën kundër Rusisë tani me atë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Rusia do të mposhtet ashtu siç u mposht Rajhu nazist. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti për një vizitë në Kiev më 9 maj. “Është mirë të kthehem në Kiev,aty ku vlerat që i mbajmë të shtrenjta mbrohen çdo ditë. Pra, është një vend shumë i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, deklaroi para Parlamentit Evropian se është e mundur, si mjet i fundit, që ndërmarrjet ushtarake në vendet anëtare të detyrohen të riorientojnë prodhimin e tyre për nevojat e Evropës dhe Ukrainës. Ai shtoi se ka vizituar tashmë 15 ndërmarrje ushtarake në 13 vende, përfshirë Bullgarinë, për të parë kapacitetin e tyre dhe çfarë u nevojitet për të rritur dhe përshpejtuar prodhimin e tyre.Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë...
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe për qeverinë në lidhje me të ardhmen e rafinerisë së naftës Lukoil në Burgas. Në vend të parë nuk..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..