Në orët e para të 9 majit, Rusia gjuajti 15 raketa në Kiev, të cilat u rrëzuan, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko në “Telegram”. Gjithsej 25 raketa u lëshuan kundër Ukrainës, nga të cilat 23 u rrëzuan, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhni.
Operacionet ushtarake në Ukrainë vazhdojnë në Ditën e Evropës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e krahasoi luftën kundër Rusisë tani me atë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Rusia do të mposhtet ashtu siç u mposht Rajhu nazist. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti për një vizitë në Kiev më 9 maj. “Është mirë të kthehem në Kiev,aty ku vlerat që i mbajmë të shtrenjta mbrohen çdo ditë. Pra, është një vend shumë i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, deklaroi para Parlamentit Evropian se është e mundur, si mjet i fundit, që ndërmarrjet ushtarake në vendet anëtare të detyrohen të riorientojnë prodhimin e tyre për nevojat e Evropës dhe Ukrainës. Ai shtoi se ka vizituar tashmë 15 ndërmarrje ushtarake në 13 vende, përfshirë Bullgarinë, për të parë kapacitetin e tyre dhe çfarë u nevojitet për të rritur dhe përshpejtuar prodhimin e tyre.Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..