“Muzika në vendin tonë është në rilindjen e saj” - thonë Grupi “4etno” dhe Treshja Vokale “Idepeja”, pasi u shfaqën në skenën bullgare me një kombinim inovativ të stileve muzikore të quajtur “Hapi i ri”.
Kënga ndërthur instrumente të shumta, tinguj të lidhur bukur dhe motive popullore, të cilat e bëjnë atë një pjesë muzikore universale dhe në të njëjtën kohë të paharrueshme. Tingujt e pianos ndërthuren me vokalin popullor, i cili nga ana tjetër çon në një solo të kitarës elektrike, dhe më pas - në zërin e butë të një prej drejtuesve të projektit muzikor - Viktorija Angellova. Krijuesit e rinj nga qyteti Ruse bëjnë një kërkesë të veçantë me këtë titull - për një lloj të ri të muzikës në vendin tonë.
“Muzika për ne nuk është thjesht jetë, është një domosdoshmëri, një konstante dhe një ëndërr. Është një privilegj i madh që kemi mundësinë të ndajmë këngën tonë debutuese me publikun dhe shpresojmë që me artin tonë do t’ia bëjmë dikujt ditën më të mirë”, – thekson Goce Velikov, i cili është në thelbin e këtij bashkimi të talenteve muzikore. Violinistja e grupit “4etno” Anna-Maria Tamahkjarova shton: “Kemi përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do t’i prezantojmë publikut shumë shpejt”.
Pas muzikës dhe tekstit janë Goce Velikov, Viktorija Angellova dhe pianistja e grupit “4etno” - Irina Atanasova.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...
Bojana Zheljazkova e paraqet muzikën e saj me po aq mjeshtëri, duke e interpretuar atë në violinë, kitarë dhe duke kënduar. Ajo filloi të studionte violinë që kur ishte fëmijë, luante fillimisht në një Orkestër Dhome me të rinj, pastaj në një grup roku,..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..