“Mendoj se folklori bullgar është në gjakun tonë, ai është gjenetikisht i ngulitur tek ne” – kështu fillon biseda jonë me një bullgare atdhetare në fund të botës, e cila arrin të njohë breza të tërë bashkatdhetarësh me vallet dhe traditat tona popullore. Sonja Arabadxhieva ka dhjetë vjet që jeton dhe punon në qytetin australian të Melburnit. Ajo është themeluese dhe drejtuese e "Bullgarë" - ansambli më i madh kombëtar folklorik në rajonin e Paqësorit, me mbi 30 persona.
Rezulton se folklori është filli që lidh bashkësitë bullgare në këtë pjesë të botës me atdheun e largët. Nuk është rastësi që në çdo qytet të madh australian ka një grup folklorik lokal. Në Melburn kemi një grup tjetër – „Horo», në Brisbane është grupi «Zdravec», në Adelaide është „Kitka», në Perth është Vito Horo dhe në Sidnej ka «Ritmet Bullgare». Më vete, ne kemi "Trëndafilat bullgarë" në Zelandën e Re", thotë Sonia me krenari të pa fshehur. Ajo thotë se çdo provë me grupin e saj e mbush me energji të pabesueshme. Dhe shton:
“Mendoj se në këtë grup vijnë të gjithë njerëzit që kanë zemra të mëdha që e duan Bullgarinë. Mendoj se ne, në këtë grup, gjetëm motrat tona shpirtërore. Personat e grupit “Bullgarë” janë familja ime e dytë. Klima dhe marrëdhëniet miqësore që na lidhin janë unike. Dhe po, ne shpenzojmë kohë dhe para, dhe madje shumë, për të jetuar me folklorin bullgar në mbarë botën!”.
Së bashku me disa bashkatdhetarë të tjerë jashtë shtetit, në vitin 2019 Sonja organizoi Festivalin e Parë Gjithbullgar të shoqërive, shkollave dhe grupeve bullgare për folklorin vendas, i cili u mbajt në Melburn. Festivali mblodhi së bashku dhjetëra kërcimtarë bullgarë nga e gjithë Australia dhe Zelanda e Re në një skenë. Në vitin 2022, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Australisë, u zhvillua në Melburn edicioni i dytë i Festivalit Gjith-Bullgar. Ndërkohë Sonja dhe bashkëmendimtarët e saj nga “Bullgarë” nuk reshtin së shëtitjet nëpër kontinent dhe promovimin e atdheut të largët.
“Jemi kaq të zënë, sa nuk mund ta imagjinoni! Ka muaj ku çdo fundjavë kemi një performancë. Këto janë katër të shtuna dhe të diela, ndonjëherë një e premte nëse jemi jashtë Melburnit. Fluturojmë, paguajmë hotele ose udhëtojmë për 8-10 orë me makinë, vetëm për të dalë në skenë dhe për t'i treguar shoqërisë multikulturore australiane vallet, kostumet, ritualet, zakonet tona të mrekullueshme, të bukura bullgare... Përveç kësaj, grupi folklorik "Bullgari merr pjesë çdo vit në Festivalin Kombëtar Multikulturor, i cili zhvillohet në kryeqytetin Kanbera. Në edicionin e sivjetshëm përsëri prezantuam Bullgarinë dhe kjo ndodhi të premten në mbrëmje në kohën më të ndjekur me një program 40-minutësh, pa u ndalur, në skenë rreth 30 veta, 10 prej tyre fëmijë”, tha në përfundim Sonja Arabaxhieva.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Fotografi: Arkiv i Sonja Arabavhieva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..