Gjatë muajve të ngrohtë, një "Flamur Blu" do të fluturojë mbi një numër rekord plazhesh në bregun bullgar të Detit të Zi - gjithsej 22, tha për BTA Stanimir Georgiev, kryetari i lëvizjes "Flamuri Blu" bullgar. Çmimi "Flamuri Blu" është eko-etiketa dhe standardi më i renomuar në rafshin ndërkombëtar. Ai u jepet plazheve që plotësojnë një sërë kriteresh cilësore, duke përfshirë pastërtinë e ujit të detit, si dhe sigurinë, shërbimet dhe komoditetet për turistët, etj.
Këtë vit, përveç plazheve bullgare, çmimi prestigjioz iu dha edhe një prej marinave tona private. Fituesit tashmë janë konfirmuar nga juria ndërkombëtare me seli në Kopenhagë të Danimarkës.
Në rajonin e kryeqytetit tonë detar Varna, mbajtësit e "Flamurit Blu" janë shtuar me dy plazhe, ndërsa këtë vit mirënjohja iu dha edhe "Bjalla-jug" dhe "Baza Çernomorec-jug". “Sllënçev Brjag” është fituesi më i vjetër i “Flamurit Blu” në vendin tonë, shtoi Georgiev. Sipas tij, ky plazh ka aplikuar për certifikatë në vitin 1995.
Për më shumë:
Pergatiti në shqip: Kostandina Bello
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..