Këtë verë, turistët do të mund të marrin informacion dhe të rezervojnë çadra dhe shezlonge në bregdetin bullgar të Detit të Zi në kohë reale. Koncesionarët në plazhet tona detare kanë përgatitur një aplikacion që pritet të jetë funksional përpara hapjes zyrtare të sezonit më 1 qershor. Mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store nga kushdo që dëshiron ta përdorë atë. Për momentin, nuk ka asnjë aplikacion tjetër të ngjashëm që në këtë shkallë mund të informojë përdoruesit për çmimet e karrigeve dhe çadrave të plazhit, mësojmë nga një intervistë me Simeon Cvetkov, kryetar i Shoqatës për Zhvillimin e Aktiviteteve të Menaxhimit të Plazhit Detar në faqen e internetit bgtourism.bg. Në këtë mënyrë, pushuesit do të mund të kontrollojnë nëse ka një çadër falas në një plazh të caktuar, në cilën linjë ndodhet, ta rezervojnë direkt dhe ta paguajnë online. Kjo do të shmangë praktikën e pagesës së palëve të treta dhe tarifat shtesë të paraportuara.
Rritja e çmimit të çadrave këtë verë nuk do të kalojë 15%. Çmimet më të larta për çadrat dhe shezlongët pritet të jenë rreth 10-15 leva, të cilat janë të krahasueshme me ato në plazhet e afërta në bregdetin grek, ku çmimet janë rreth 6-10 euro.
Më e lira do të jetë në kampingun Nestinarka, çmimi i një çadre apo shezlong atje do të jetë 0.36 cent.
Për më shumë:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..