Ukraina ndryshoi botën dhe Evropën, tha Ollga Stefanishina, zëvendëskryeministre për Integrimin Euro- Atlantik të Ukrainës, përpara konferencës "BE takon Ballkanin" në Sofje. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Bullgarinë për ndihmën e dhënë për mbrojtjen e qiellit të Ukrainës. Sipas saj, mbështetja ushtarake për Ukrainën, e cila dukej e pamundur, tani është një prioritet për BE-në. Stefanishina bëri thirrje për një "dizajn më të gjerë" të politikës së zgjerimit të BE-së.
Invazioni i Rusisë në Ukrainë na kujtoi rëndësinë e paqes dhe idenë themelore të BE-së si një kundërhelm ndaj luftës, tha Roberta Mecola, Presidente e Parlamentit Evropian, në një fjalim video në forum. Ndër të arriturat e fundit të BE-së, ajo vuri në dukje statusin e garantuar të Bosnjë-Hercegovinës dhe regjimin e miratuar pa viza për qytetarët e Kosovës.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..