Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i Përgjithshëm, nga ana e vet, i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të ndëshkojë zëvendësin e tij, Borisllav Sarafov

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev
Foto: BGNES

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor që të ndëshkojë zëvendësin e tij Borisllav Sarafov, njoftoi institucioni. Më herët sot, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i Hetimit Kombëtar, Borisllav Sarafov, raportoi në Prokurorinë e Qytetit kundër Ivan Geshevit për tre krime të supozuara, si dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, me një kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të Shtetit.

Në deklaratën e tij të djeshme, Prokurori i Përgjithshëm tha se e ka këshilluar zëvendësin e tij të mendojë nëse morali i tij, nëse e ka, do ta çonte në vendimin për të dhënë dorëheqjen për shkak të tradhtisë së tij ndaj Prokurorisë dhe bullgarëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD