Bullgaria po pret me padurim sezonin e ri veror me plazhe më të pastra. Pritshmëritë janë të arrijmë të paktën 4.6 milionë vizita turistike në verën e vitit 2023. Kjo do të jetë të paktën 5% mbi rezultatin e sezonit në 2019 para koronavirusit, tha zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva në “BG Tourizëm - Verë 2023”, që zhvillohet në Burgas. Georgieva njoftoi se punëdhënësit në sektorin që dëshirojnë të punësojnë të huaj do të lehtësohen përmes një platforme të re online të krijuar nga ministritë e punës dhe e-qeverisjes.
Në programet e BNR-së do t’u kushtojmë më shumë vëmendje temave që lidhen me turizmin, tha në forum Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare, Milen Mitev. “Na prisni me histori për vendet e bukura dhe njerëzit që jetojnë në to”, shtoi Mitev.
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..