Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev do të japë shpjegime në Prokurori për shitjen e ndikimit

Ivan Geshev
Foto: BTA

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev njoftoi se të hënën është thirrur në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim për shitjen e ndikimit. Ai tha se hetimi është nxitur nga deklarata e tij e 15 majit në të cilën tha se nuk do të jepte dorëheqjen dhe vuri në dukje se ka ndikim politik në gjyqësor.

Akuzuesi njoftoi pyetjen e ardhshme gjatë debateve në Këshillin e Lartë Gjyqësor sipas sinjalit të zëdhënësit të tij Borisllav Sarafov se në kundërshtim me Kushtetutën, e ka incizuar bisedën e tij me anëtarin e kolegjiumit të prokurorëve Jordan Stoev.

Sipas pohimeve të Sarafovit, Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se disponon mbi 150 incizime të bisedave me politikanë, magjistratë dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ivan Geshev u përgjigj se është i gatshëm të japë çdo shpjegim, por pas dëshmisë në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes, për të mos e penguar hetimin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD