GERB do t'ia kthejë presidentit mandatin e plotësuar për formimin e qeverisë dhe emrat e ministrave do të bëhen të qartë të hënën, tha për BNT deputetja nga GERB Denica Saçeva. Sipas saj, partia aktualisht është duke negociuar me të gjitha forcat parlamentare, përveç BSP-së, e cila ka njoftuar se nuk do ta mbështesë projektin e kabinetit.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov komentoi se mundësia e vetme për të mos shkuar në zgjedhje së shpejti është formimi i qeverisë me mandatin e dytë.
"Konfigurimi në parlament nuk mund të formojë një qeveri efektive, prandaj zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja", deklaroi kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov.
Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për dialog dhe shtoi se partia e tij do ta marrë seriozisht propozimin për një qeveri eksperte të kandidates për kryeministre Maria Gabriel.
Forca më e vogël politike "Ka një popull të tillë" (ITN) do ta mbështesë projekt-kabinetin e GERB-it, sepse nëse nuk votohet buxheti i ri, shteti do të pushojë së funksionuari, paralajmëroi lideri i saj Sllavi Trifonov.Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani..