Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deshifruan një nga mbishkrimet më të hershme cirilike të njohura deri më tani

Foto: BTA

Një mbishkrim nga koha e sundimtarit bullgar Mbreti Simeon i Madh (893-927) u zbulua në kështjellën mesjetare “Ballëk Dere” pranë fshatit Huhla në Rodopet Lindore. Sipas studiuesve, ky është një nga tekstet më të hershme cirilike të njohura deri më sot.

Pllaka e palosur e plumbtë u gjet që në vjeshtën e kaluar gjatë gërmimeve arkeologjike pranë kalasë, por mbishkrimi në të ishte fillimisht i padukshëm. Fotografi i ekspeditës e vuri re kur dokumentonte monumentin. U deshën disa muaj për të bërë të qartë se çfarë është amuleti.

Pas pastrimit, konservimit dhe leximit nga epigrafët, vërtetuam me siguri absolute se pllaka e plumbtë është nga shekulli i X-të. Veç kësaj, vetë pllaka ndodhej në një shtresë arkeologjike, ku u gjetën monedha të shekullit të X-të, aplikime të vjetra bullgare të brezit të kësaj periudhe etj.” - tha para BNR-Kërxhali kryekuratori i Muzeut Historik Kombëtar Ivajllo Kënev, i cili e zbuloi artefaktin.

Amuletet e ngjashme të të ashtuquajturve apotropaikembrojnë mbajtësin nga sy të këqija, magjitë dhe sëmundjet, njësoj si hajmalitë moderne. Deri tani në Bullgarinë Verilindore u studiuan rreth 50-60 artefakte të tilla të shekullit të X-të. Por gjetja nga “Ballëk Dere” është unike dhe deri më tani nuk ka të barasvlershme, janë kategorik shkencëtarët.

Ivajllo Kënev

Dallimi është se këtu kemi një lutje, madje dihen edhe emrat e lutësve – Nikolla dhe Pavell – shpjegon Ivajllo Kënev. - Ata lutin Shën Dhimitër për të ndërmjetësuar për ta para Zotit dhe për t’i mbrojtur nga çdo lloj fatkeqësie, pasi, pohojnë autorët, dhe unë do të citoj rreshtin e fundit, i cili është shumë kanonik dhe befasues, sepse nuk kemi të tillë deri më tani. Në të thuhet: “...duke i larë fytyrën me përulje, fal turpin, shëro, O Shenjt, sepse Atij i ngjajnë lavdia, nderi dhe shteti, tani e përgjithmonë, amin!” E shihni sa mirë është i ndërtuar, si kanun, dhe nuk ka dëshira të tilla, më të thjeshta. Ky është noviteti tjetër.”

Artefakti zbulon detaje të rëndësishme të historisë së Bullgarisë në fillim të shekullit të X-të. Sipas shkencëtarëve, pllaka e plumbtë me tekst të gjatë cirilik tregon se kalaja “Ballëk Dere”, vetëm 30 km larg qytetit Edrene, kishte një garnizon bullgar në kohën e sundimit të Mbretit Simeon të Madh. Por kujt i përkiste ky amulet dhe si erdhi deri këtu?

Kështjella “Ballëk Dere”

Imagjinoni, këto janë 7 rreshta brenda, 4 rreshta jashtë, pastaj kjo pllakë është e palosur dhe e veshur në gjoks nga ndonjë person. Dhe çfarë është ai, është ushtarak, i lartë apo i ulët? Këtu mund të hamendësojmë, të spekulojmë. Pronari nuk është një person i zakonshëm, duke gjykuar nga teksti në amulet, i cili është ndërtuar shumë mirë në mënyrë kanonike. Këtë i lejonte vetës vetëm aristokracia. Madje, me sa dihet, në kishën bullgare kishte një pozitë të veçantë, e cila quhej ekzark, dhe ai ishte përgjegjës për kryerjen e rregullt të shërbesave dhe respektimin e kanuneve. Por ne ende po punojmë për këtë mbishkrim” – tha në përfundim Ivajllo Kënev.

Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intevsitës së Galina Stefanova nga BNR-Kërxhali)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..

botuar më 25-11-10 6.10.PD

Politikanë, diplomatë dhe ushtarakë – heronjtë e një muzeu të ri në Sofje

"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..

botuar më 25-11-02 8.00.PD

Para 840 vjetësh, mbretërit Petër dhe Asen rivendosën shtetin bullgar

Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..

botuar më 25-10-26 9.15.PD