Kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Ati i Shenjtë më vonë i dha një audiencë të gjerë delegacionit bullgar me rastin e 24 Majit. Të ftuarit i dhuruan Papës një ikonë të qëndisur në ar me Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, dhe Shën Klimenti. Mikpritësit i dhuruan delegacionit bullgar një plastikë me një lule dhe një pëllumb, me mesazhin se paqja dhe humanizmi janë të brishtë dhe duhet mbrojtur në çdo mënyrë.
Në takimin me Sekretarin Shtetëror të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin Zheljazkov diskutoi temat e luftës në Ukrainë dhe marrëdhëniet bullgaro-maqedonase.

Në bazilikën “San Klemente”, delegacioni bullgar mori pjesë në liturgjinë ortodokse të mbajtur nga klerikët bullgarë para ikonës së Shën Kirillit. Të pranishëm ishin edhe bullgarë me banim në Itali. Kryetari i Kuvendit Popullor uroi të pranishmit për 24 Majin dhe të gjithë së bashku kënduan himnin “Ec, o popull i rilindur”.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..