Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen mbi 40 premiera librash, takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues. Do të ketë një program paralel në librari dhe klube letrare.
Unë nuk kam krahë si zogjtë, librat më japin krahë. Të jesh lexues apo një njeri të shkolluar është një fuqi që askush nuk mund të të heqë, deklaroi në hapje kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ai pret që në një të ardhme të afërt të ketë kërkesa që kandidatët për punë të kenë njohuri të mira të gjuhës bullgare. Gramatika e një gjuhe është kushtetuta e saj, ajo respektohet pa arbitraritete dhe devijime, shtoi Donev.Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..