Autoritetet në Republikën e Afrikës së Jugut i kanë konfirmuar Ministrisë së Brendshme bullgare se një përfaqësues bullgar do të pranohet në hetimin e vrasjes së Krasimir Kamenov - Këro dhe tre personave të tjerë. BNR mësoi se një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të “Policisë Kombëtare” do të niset drejt Cape Town.
Krasimir Kamenov - Këro, i kërkuar nga Bullgaria, dhe tre persona të tjerë, përfshirë gruan e tij, u qëlluan më 26 maj në shtëpinë e tyre në Cape Town nga njerëz të armatosur. Sipas hetimeve të mediave lokale, Këro ishte i përfshirë në çështje në kufijtë e ligjit dhe trafik të dyshuar droge. Para sulmit kundër Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev në Bullgari më 1 maj, Këro përmendej si një nga komplotistët kundër Geshevit.
Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..
Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..
Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..