Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB:

Shumica më konstruktive mund të jetë me GERB

Maria Gabriel
Foto: BTA

E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk janë në një epokë akullnajash. Megjithatë, nuk ka rreze dielli për të shkrirë akullin. Bisedimet mund të zhvillohen vetëm nëse rimendohen formati, përbërja, personalitetet, modeli, parimet dhe besimi”, tha Gabriel.

Në përgjigje, Nikollaj Denkov, i nominuar kryeministër nga PP-DB, i cili mori mandatin e dytë për të formuar kabinet nga presidenti, deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e GERB-it.  “Duhet të ulemi bashkë me ta dhe të shohim se çfarë fshihet në këto ndryshime të formës... Ne kemi thënë gjithmonë se do të flasim edhe me formacionet e tjera, por është e qartë se një shumicë në këtë konfigurim të parlamentit më lehtë mund të ndodhë me GERB. prandaj bisedimet e para duhet të jenë me ta dhe nga kjo varet edhe bisedimet me të tjerët”, u tha ai gazetarëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD